Ruçi-Shannon: SHBA, e zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian për negociatat

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ “SHBA është e zhgënjyer nga vendimi i KE për negociatat”, u shpreh sot ish-zv.sekretari i Departamentit të Shtetit, Tom Shannon gjatë një takimi me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjatë takimit, Ruçi dhe Shannon diskutuan mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me SHBA dhe rolin e Shqipërisë në NATO.

“Nuk ka rrugë tjetër për rajonin, veç BE”, deklaruan Ruçi e Shannon gjatë takimit

Po ashtu në takim u theksua nga ish-zv.sekretari i Departamentit të Shtetit, Tom Shannon se Shqipëria është aleate strategjike e SHBA.

Shannon i tha Kreut të Kuvendit, Ruçi se “ShBA është avokate e Shqipërisë në BE, si edhe në NATO”

Shannon nënvizoi se, “SHBA është e zhgënjyer nga vendimi i KE për negociatat”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.