Negociatat/ Shtjefni: Europa na e ka borxh integrimin pa kushte

TIRANË, 25 tetor /ATSH – I. Vata/ Deputeti i opozitës parlamentare, Zef Shtjefni u shpreh sot në Kuvend se shtyrja e negociatave nuk erdhi as për plotësimin e kushteve dhe, as për reformimin e BE-së.

Shtjefni thekson se BE nuk pranoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të islamofobisë.

“Nëse Europa nuk më pranon me vëllanë tim mysliman, nuk dua të futem në Europë. BE nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleanca ruso-serbe që kërkon një Shqipëri të trazuar dhe një rajon të trazuar. Shqiptarët kanë treguar se kanë shkëlqyer. Nuk duan një vend të stabilizuar. Këto janë të hershme. Kemi derdhur gjak për Europën dhe sot duhet të na kthejë borxhin. Na kanë borxh integrimin pa kushte. Franca dhe Macron gabuan. Kur terrorizmi goditi Francë ne i mbështetën. Bashkëjetesën tonë fetare na e ka zili gjithë bota”, u shpreh Zef Shtjefni. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.