Meta-Kurti: Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Kosova duhet të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje”, është shprehur Meta.

Meta ka uruar që, “Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”.

Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zhvilloi një vizitë në Shqipëri ku u takua edhe me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.