Mbrojtje të drejtave të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik

TIRANË, 25 tetor /ATSH – I. Vata/ Mbrojtja e fëmijëve me probleme autike ka qenë fukusi i pjesëmarrjes së sotme të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në aktivitetin e CSA, Klubi i prindërve të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

“Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e këtyre fëmijëve sepse janë fëmijë dhe kanë të drejta njësoj si çdo njeri tjetër”, u shpreh Elga Dylgjeri, drejtore ekzekutive e CSA.

Ndërsa, Rosela Gjylbegu tha se: “Jeta nuk është gjithmonë e lehtë, ka dhe vështirësi por këta prindër meritojnë respekt dhe këta fëmijë dashuri sepse dashuria është mbi gjithçka”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.