KQZ vijon procedurën për plotësimin e vakancave me 22 këshilltarë bashkiakë

TIRANË, 28 tetor /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiakë, për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiakë si më poshtë:

  1. Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, z. Dilaver Cali
  2. Qarku Vlorë, Bashkia Selenicë, z. Bernardo Kacupaj
  3. Qarku Vlorë, Bashkia Selenicë, znj. Anisa Bregaj
  4. Qarku Korçë, Bashkia Pogradec, z. Donald Laze
  5. Qarku Berat, Bashkia Poliçan, z. Amarildo Avdylaj
  6. Qarku Korçë, Bashkia Korçë, znj. Antonela Kallço
  7. Qarku Gjirokastër, Bashkia Dropull, znj. Angjeliqi Praso
  8. Qarku Gjirokastër, Bashkia Drollpu, z. Theodhor Dhima
  9. Qarku Korçë, Bashkia Devoll, znj. Eleni Ahmetli
  10. Qarku Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër, znj. Merjem Lengo
  11. Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj, znj. Amarilda Cela
  12. Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj, z. Petrit Shaha
  13. Qarku Korçë,, Bashkia Maliq, z. Llambi Kotmilloshi
  14. Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, z. Kristo Toslluku
  15. Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, znj. Zamira bezati
  16. Qarku Elbasan, Bashkia Elbasan, znj. Lediana Pisha
  17. Qarku Berat, Bashkia Kuçovë, z. Aniledo Kajo
  18. Qarku Dibër, Bashkia Klos, znj. Enkeleda Sina
  19. Qarku Kukës, Bashkia Has, znj. Mira Brasha
  20. Qarku Elbasan, Bashkia Elbasan, z. Olsjan Topalli
  21. Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, znj. Blerina Luli
  22. Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Danjel Meço.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.