Investimet në rrjet, kufizime energjie në Elbasan, Korçë e Përmet

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ – Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se për shkak të disa remonteve gjatë ditës së hënë dhe të mërkurë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Përmet, Korçë dhe Elbasan.

OST në njoftimin për abonentët në Përmet thekson se, për shkak të remontit të parashikuar në zbarrat 110kV në NST Përmet, më 29 tetor gjatë intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia pjesërisht në këto zona: Qyteti Përmet, Qilarisht, Leshicë, Badlonjë, Gjinkar, Petran, Bënjë, Gostivisht, Ogren, Frashër, Zavalan, Lipivan, Trepozisht, Ogdunan, Delvinë, Kaludh, Tabor, Strëmbec, Pëllumbar, Iljarë, Kanikol, Dracovë, Zhepë, Carshovë, Biovizhdë, Psilloterë, Vllah, Treurat, Bodar, Tremisht, Lupckë, Gosnisht, Kosovë, Kutal, Zleushë, Bual, Kosinë, Rapckë, Piskovë, Mucenjtë, Alipostivan, Raba, Bejkollarë, Odrican, Pagri, Borockë.

Për abonentët e Elbasanit OST shprehet se për shkak të punimeve të planifikuara në NST Metalurgji 1 dhe NST Kombinati i Drurit, në datat 28-29 Tetor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 10:00-14:00.

Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan:

28 tetor/ Zona e Kombinatit Metalurgjik, Biznese, Shijon, Dopaj, Mamël, Shtemaj, Bradashesh, Delishtë.

29 tetor/Lagjia “Skënderbeg”, Shushicë, Shirgjan, Bujqës, Kombinati i Drurit

Ndërsa në Korçë OST njofton se bazuar në grafikun e punimeve të planifikuara nga drejtoria e Tensionit të Lartë, në datat 28-29 tetor do të kryhet remont në NST Vranisht. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë:

28 tetor/Hoçisht, Vranisht, Stropan, Baban

29 tetor/Progër, Pojan

/a.sh./j.p.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.