FRANCË – Parisi: E mundur një marrëveshje e re për Brexit

PARIS, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Franca theksoi se me shumë mundësi do të ketë një marrëveshje mes 27 partnerëve të Britanisë së Madhe për të shtyrë Brexit-in deri më 31 janar 2020, bënë të ditur burime diplomatike franceze.

Ndërkohë që përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së do të mblidhen sot, kjo shtyrje tjetër për daljen e Britanisë së Madhe nga BE erdhi pas një fundjave bisedimesh intensive mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, të cilët zhvilluan dje një bisedë telefonike.

“Kushtet e shtrirjes janë të përcaktuara dhe të riforcuara, veçanërisht mbi natyrën e panegociueshme të marrëveshjes dhe mundësinë e punimeve të 27 vendeve për t’u përgatitur për të ardhmen. Franca ka këmbëngulur mbi kushtet e nevojshme duke dëshiruar të ruajë unitetin e 27 vendeve që na ka drejtuar gjithmonë”, theksoi burimi diplomatik francez.

Sipas burimeve europiane, propozimi mbi tryezë për të shmangur një “no deal” parashikon të shtyjë Brexit-in me tre muaj, por me mundësinë që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 dhjetor në rast të ratifikimit të marrëveshjes për daljen nga BE para këtyre afateve kohore./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.