BREGU I FILDISHTË – Drogba ambasador i sigurisë rrugore në Afrikë

ABIJAN, 28 tetor /ATSH-AFP/ Ish-ylli i futbollit afrikan, Didier Drogba u emërua ambasador i një fushate të Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve (FIA) për të promovuar sigurinë rrugore në Afrikë, u njoftua sot nga organizatorët.

E pagëzuar me emrin “Hapat e sigurtë, siguria rrugore në Afrikë”, fushata, e cila do të zgjasë dy vjet, do të shpërndajë në tërë Afrikën video, shenja rrugore, faqe interneti etj..

Jean Todt, president i FIA-s dhe i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Sigurinë Rrugore, vlerësoi personalitetin e shquar të Didier Drogba-së, famën dhe popullaritetin e tij në të gjithë Afrikën, që përbëjnë një aset të madh në ndryshimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës dhe zvogëlimin e numrit të vdekjeve./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.