Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFT NEWS – Të gjithë ”të çmendur” pas makinave të epokës

ROMË, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Makinat e epokës, një pasion që nuk largohet kurrë, kjo për faktin se në një muaj në 13 milionë përdorues, 500 000 mijë prej tyre klikuan opsionin  ”makina epoke” në platformën e shitjes së makinave Subito, në Itali.

Kërkimi, sipas të dhënave të publikuara nga platforma që ka analizuar trendin e kërkimeve në gjashtë muajt e parë, kombinon një përzgjedhje të gjerë të makinave të regjistruara deri në vitin 1979, mesatarisht, ka 6 000 reklama në internet çdo ditë.

Në detaje, nëse analizojmë markat e preferuara, markat italiane që bënë histori dhe markat gjermane, gjithmonë janë më të vlerësuarat për sa i përket performancës dhe dizajnit.

Në radhë të parë është prodhuesi historik i automjeteve Fiat, me Fiat 500 dhe atë 127, që janë edhe modelet më të kërkuara, të ndjekura në vendin e dytë nga Volkswagen dhe ”Beetle” i tij i përjetshëm.

Në pozicionin e tretë është një tjetër italian, i njohur mbi të gjitha për shpirtin e tij sportiv me një elegancë të madhe.

Kjo është Alfa Romeo që me Spider-in e saj ”Du Duetto” mbyll podiumin në vendin e tretë, e ndjekur më pas në pozicionin e katërt dhe të pestë nga BMW dhe Porsche./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version