SHËNDETËSI – Çokollata me vaj ulliri, shëruese për diabetikët

ROMË, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Një çokollatë speciale, së cilës i shtohet oleouropeina, një substancë e nxjerrë nga vaji i ullirit ekstra të virgjër, është shëruese për diabetikët.

Ajo arrin të shmangë rritjen e sheqerit në gjak që do të ndodhte pas konsumimit të një çokollate normale dhe për këtë arsye lejon pacientët për të shijuar këtë ushqim pa pasur nevojë të përdorin produkte pa sheqer, sipas studimit të botuar në revistën ”Clinical Nutrition”.

Diabetikët zakonisht duhet të konsumojnë produkte speciale pa sheqer. Ngrënia e 40 gramëve të kësaj çokollate me vaj ulliri nuk modifikon në asnjë mënyrë sheqerin në gjak siç do të ndodhte me llojet e tjera të çokollatës.

Çokollata e re do të lejojë diabetikët për të shfrytëzuar cilësitë e dobishme të çokollatës, për shembull aktivitetin antioksidues dhe mbrojtës në sistemin kardiovaskular./ /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.