Meta: Ikja në ferr e Al-Baghdadi, lajm i gëzuar për njerëzimin

TIRANË, 27 tetor /ATSH – I. Vata/- Presidenti Ilir Meta përshëndeti deklaratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për lajmin e vdekjes së Al-Baghdadi.

Presidenti Meta e ka konsideruar ikjen në ferr të Al-Baghdadi, lajm i gëzuar për njerëzimin

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”, theksoi Meta. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.