Kontrolle për tejkalim shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, për 4 orë 14 patenta të pezulluara

VID_20191027_WA0004

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara.Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shume drejtues mjetesh për shpejtesi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ✈.145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën. Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret.✍🚓🚔#zbatorregullatudhetoisigurt

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 26. Oktober 2019

TIRANË, 27 Tetor /ATSH/ – Policia e Shtetit vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve në akset nacionale. Sipas të dhënave më të fundit, gjatë patrullimit në autostradën Tiranë-Durrës vetëm në 14 orë janë penalizuar 14 drejtues mjetesh të cilëve iu janë pezulluar lejet e drejtimit për shkak të shpejtësisë tej normave, deri në 174 km në orë me të cilin drejtonin automjetin.

“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve. Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, për 4 orë 14 patenta të pezulluara,” shprehet Ministria e Brendshme.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale radar e drager, edhe pse gjatë fundjavave janë penalizuar shumë drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, përsëri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avion.

Policia e Shtetit shprehet se shpejtësia 145 km/h deri 174 km/h, rrezikon jetë njerëzish, ndaj apelon drejtuesit e mjeteve të mos nxitojnë, pasi në të kundërt do të mbeten pa patentë. /a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.