Bonusi i bebes, mbi 5 mijë çeqe për të sapoardhurit në jetë tek “Mbretëresha Geraldinë”

👼Bonusi i bebes në ndihmë të familjeve të reja dhe familjeve me shumë fëmijë.👪Një nga politikat sociale që ka gëzuar shumë familje krahas ardhjes në jetë të bebeve të tyre.🔼Prej Janarit vetëm në SUOGJ 'Mbretëresha Geraldine' janë shpërndarë me shumë se 5000 çeqe për të sapoardhurit në jetë.👉 400 mijë lekë të vjetra për beben e parë;👉800 mijë lekë të vjetra për bebe e dytë;👉Dhe 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra për bebin e tretë, është një investim i #MShMS për të gjithë fëmijët shqiptar.

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale am Sonntag, 27. Oktober 2019

TIRANË, 27 Tetor /ATSH/ – Bonusi i bebes po iu vjen gjithnjë e më shumë në ndihmë familjeve të reja dhe atyre me shumë fëmijë. E cilësuar si një nga politikat sociale që ka gëzuar shumë familje krahas ardhjes në jetë të bebeve të tyre, nga ky bonus kanë përfituar deri më tani 5 mijë fëmijë të ardhur në jetë vetë, vetëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nga fillimi i këtij viti kur hyri në fuqi.

“Prej janarit vetëm në SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’ janë shpërndarë me shumë se 5000 çeqe për të sapoardhurit në jetë. 400 mijë lekë të vjetra për beben e parë, 800 mijë lekë të vjetra për bebe e dytë dhe 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra për bebin e tretë, është një investim i MShMS për të gjithë fëmijët shqiptarë,” shprehet Ministria e Shëndetësisë. /a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.