ATMOSFERË – Vrima e ozonit në shtrirje minimale historike që nga viti 1982

ANTARKTIDË, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Në Antarktidë, vrima e ozonit ka arritur shtrirjen e saj minimale që nga zbulimi i saj në 1982.

Tani ajo është 10 milionë kilometra katrore, krahasuar me 16 milionë kilometrat katrore të matura më 8 shtator.

Për të treguar rekordin janë të dhënat e NASA-s dhe entit amerikan për kërkime mbi atmosferën dhe oqeanet, NOAA.

Për ekspertët është vetëm gjysma e lajmeve të mira, sepse është një shenjë e ngrohjes globale: temperaturat më të larta ulin reagimet midis ozonit dhe komponimeve që e shkatërrojnë atë, domethënë klorin dhe bromin./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.