Leicester fiton 9-0 në transfertë dhe hyn në historinë e Premier League

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ – Leicester City ka befasuar mbrëmjen e djeshme duke vendosur rekordin historik në kampionatin anglez të futbollit, për fitoren më të thellë në transfertë.

Leicester mposhti mbrëmë 9-0 Southampton në ndeshjen hapëse të javës së 10-të në Premier League.

Me fitoren e djeshme ekipi i Leicester arriti rekordin e Manchester United për fitoren më të thellë në ligën angleze. United kishte mposhtur 9-0 Ipsëich në vitin 1995. Ndërsa kjo fitore e Leicester është me e thella në transfertë duke kaluar fitoren 8-1 të arritur po nga Manchester United ndaj Nottingham Forest.

Me këtë fitore, Lestëri shkon në vendin e dytë me 20 pikë në renditje, dhe për momentin gjendet sipër Mançester Sitit me 1 pikë. /a.g*

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.