Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – UNESCO: Belgjika të shpjegojë klishetë antisemite

BRUKSEL, 26 tetor /ATSH-AFP/ – UNESCO njoftoi se i ka kërkuar Belgjikës sqarime në lidhje me disa vizatime me përmbajtje antisemite që, sipas institucionit, mund të përdoren gjatë edicionit të vitit 2020 të Karnavaleve të Alostit, duke nxitur kështu zemërimin e organizatave hebreje.

Karnavalet e Alostit, që do të zhvillohen në fund të shkurtit në këtë qytet flamand mes Gentit dhe Brukselit, që prej vitit 2010 janë në listën e trashëgimisë njerëzore të UNESCO-s.

Por, ato kërcënohen të hiqet nga UNESCO për shkak të polemikave që shenjuan edicionin e vitit 2019, kur në paradë sfiloi një karrocë me karikatura të hebrenjve ortodoksë të ulur mbi thasë të mbushur me florinj./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version