UASHINGTON – SHBA kërkon të kontrollojë eksportet “humanitare” drejt Iranit 

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja njoftoi sot krijimin e një mekanizmi për eksportet humanitare drejt Iranit, zyrtarisht për të lehtësuar dërgimin e produkteve thelbësore në këtë vend, të cilit i ka vendosur sanksione ekonomike drastike.

Por, kjo masë do të shkaktojë, sipas disa vëzhguesve, një efekt pengues shtesë për tregtinë me Iranin.

Pavarësisht sanksioneve të rënda ekonomike, vendosur nga Uashingtoni, administrata amerikane konfirmoi se eksporti drejt Iranit i produkteve ushqimore, medikamenteve dhe produkteve të tjera, të konsideruara si humanitare, nuk është i ndaluar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.