SHBA – Agjentja ruse Maria Butina del nga burgu 

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja liroi sot nga burgu, Maria Butina, e vetmja qyetare ruse që ishte dënuar për çështjen në lidhje me ndërhyrjen në politikën e brendshme amerikane, por roli i të cilës duket se ka qenë i kufizuar.

“Tridhjetë vjeçarja, e akuzuar për përpjekje e saj për t’u infiltruar në qarqet politike të partisë republikane, u largua sot nga burgu i  Tallahassee, kryeqyteti administrativ i Floridas”, theksuan shërbimet federale.

“Ajo iu dorëzua policisë së imigracionit dhe do të dëbohet menjëherë drejt vendit të saj”, sipas medias ruse.

Maria Butina u arrestua në korrik 2018.

Ajo kishte krijuar lidhje me “National Rifle Association” (NRA), lobi i fuqishëm amerikan i armëve të zjarrit dhe shumë afër partisë republikane./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.