TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Një grup anëtarësh nga këshilli komunal i Gjakovës në Kosovë, vizitoi sot Lezhën.
Ata u pritën në një takim nga kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Anëtarët e këshillit komunal të Gjakovës shkëmbyen ide reciproke për mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal.
Në vijim të qëndrimit të tyre në Lezhë, ata zhvilluan një vizitë tek Muzeu Etnografik ku vlerësuan punën e bërë dhe objektet e ekspozuara.
/m.m/ /a.g/