SIRI – Kurdët mbështesin planin gjerman për një zonë nën kontrollin e ndërkombëtarëve

QAMICHLI, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Kurdët në Siri mbështesin planin gjerman që parashikon krijimin e një zone sigurie nën kontrollin ndërkombëtar në veri të vendit, konfirmoi sot kreu i Forcave Demokratike siriane (FDS).

“Ekziston një projekt (…) që parashikon vendosjen e një force ndërkombëtare në zonën e sigurisë. Ne e kërkojmë këtë dhe e pranojmë”, konfirmoi Mazloum Abdi për gazetarët.

“Projekti po diskutohet dhe do të ketë nevojë për mbështetjen e SHBA-së dhe Rusisë”, theksoi Abdi, forcat e të cilit janë të dominuara nga luftëtarët kurdë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.