Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë llogariten në 6% të totalit

Container Cargo ship in the ocean.

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në muajin shtator të këtij viti llogariten në 6% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në muajin shtator importet drejt Gjermanisë llogariten 12,1% të totalit të mallrave të importuara, ose 3586 milionë lekë. Ndërsa eksportet zunë 5,4% të totalit të mallrave të eksportuar, ose 1041 milionë lekë.

Si 9-mujor eksportet drejt Gjermanisë llogariten 10.788 milionë lekë, nga 10.183 milionë lekë që ishin në periudhën janar-shtator 2018. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 5667 milionë lekë, pasuar nga grupi “material ndërtimi dhe metale” me 1233 milionë lekë.

Gjatë periudhës nëntëmujore, importet nga Gjermania llogariten 33.223 milionë lekë nga 36.269 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2018. /a.gjonaj/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.