Ruçi dhe Balla në Strasburg/ Sot Rezoluta e Parlamentit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim

TIRANË, 24 tetor/ATSH/- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po marrin pjesë në Strasburg, në Këshillin e Europës për Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve.

Balla bën të ditur se menjëherë më pas do të jenë në Parlamentin Europian, në seancën plenare ku do të votohet Rezoluta për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Qoftë shumica e drejtuesve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE, qoftë shumica e eurodeputetëve bashkëndajnë vlerësimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE”, shprehet Balla./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.