Kukës/ Banka e Shqipërisë hap ekspozitën për monedhat e reja

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë po organizon ekspozitën 3-ditore (23-25 tetor 2019) pranë Pallatit të Kulturës në Kukës për prezantimin e kartëmonedhave të reja.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës për prezantimin e serisë së re dhe hedhjes në qarkullim të dy kartëmonedhave të reja.

Kjo ekspozitë synon të informojë publikun mbi pamjen e re dhe elementet e sigurisë të dy kartëmonedhave me prerje 200 Lekë dhe 5000 Lekë, që u hodhën në qarkullim më 30 shtator 2019.

Banka e Shqipërisë fton gjithë të interesuarit të vizitojnë ekspozitën lëvizëse pranë Pallatit të Kulturës në Kukës si një mundësi e mirë për t’u njohur me imazhet, personalitetet simbol dhe elementet e sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave, e në veçanti të atyre me prerje 200 Lekë dhe 5000 Lekë.

Banka e Shqipërisë sjellë në vëmendje të qytetarëve që të marrin me vete edhe fëmijët, pasi ekspozita edukative ofron për ta një kënd interaktiv, ku mund të mësojnë duke u argëtuar përmes lojërave të ndryshme.

e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.