FRANCË – Luvri paraqet retrospektivën e veprave të Da Vinçit

PARIS, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Jo më pak se 162 vepra të Leonardo Da Vinçit do të ekspozohen sot në muzeun e Luvrit.

Kjo është retrospektiva më e madhe e organizuar ndonjëherë për gjeniun e Rilindjes, që ka jetuar 500 vjet më parë.

Retrospektiva ofron edhe mundësinë unike për të admiruar 10 piktura të mjeshtrit, midis të cilave edhe ”Xhokonda”.

Viktimë e suksesit të saj, ”Xhokonda”, piktura më e famshme e Luvrit, që tërheq çdo ditë rreth 30 000 vizitorë, do të qëndrojë në sallën e shteteve të muzeut, por do të paraqitet në 3D në fund të vizitës.

Për të marrë pjesë në këtë përvojë, vizitorët duhet të regjistrohen.

Për të rregulluar fluksin e madh të vizitorëve që priten, hyrja do të jetë e mundur vetëm me rezervim.

Deri tani janë rezervuar 260 000 bileta./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.