FRANCË – Ilham Tohti nderohet me çmimin Saharov

STRASBURG, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian i dha sot çmimin Saharov për të drejtat e njeriut intelektualit ujgur Ilham Tohti, i dënuar në Kinë me burgim të përjetshëm për separatizëm, u bë e ditur nga burime parlamentare.

Ish-profesor ekonomie në Universitetin e Pekinit, Ilham Tohti u dënua në vitin 2014 nga drejtësia kineze me burgim të përjetshëm për separatizëm, gjatë një procesi që nxiti një sërë protestash nga qeveritë e huaja dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kandidatura e tij për çmimin Saharov, që u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për të drejtat e njeriut në botë, u paraqit nga grupi liberal “Renew Europe”.

Në fund të shtatorit, Ilham Tohti mori çmimin Vaclav-Havel, dhënë nga Këshilli Europian, përgjegjës për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.//ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.