Foto/ Patos, vogëlushët në garë për kupën “Krosi i vjeshtës”

TIRANË, 24 tetor/ATSH/Stadiumi”Alush Noga” ka pritur sot vogëlushët parashkollorë të kopshteve të bashkisë Patos të cilët vrapuan për të fituar kupën e “Krosit të vjeshtës”.

Gara u zhvillua nga drejtoria e Arsimit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me drejtoreshat e kopshteve, si një mënyrë e mirë për ti nxitur vogëlushët të angazhohen me sport që në vitet e para të jetës.

Kupën si vrapuesi më i shpejtë e fitoi Noel Qalliaj nga kopshti nr.1, duke vijuar më tej me vogëlushen Arisa Koço nga kopshti “Njësia Zharrëz”, Redison Numani në vendin e dytë nga kopshti nr.2 si dhe Aleks Kocaqi me vendin e tretë nga kopshti “Njësia Zharrëz”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.