FOTO/ Lexime dhe diskutime mbi librat e krijuesve të rinj të qytetit të Korçës

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ – Tetori i Librit, nisma e Ministrisë së Kulturës po përhapet me shpejtësi në çdo qytet, ku ata që po i bashkohen më shumë janë nxënësit dhe studentët.

Këtë herë kësaj nisme i janë bashkuar nxënësit e shkollave në Korçë. Në bashkëpunim me Klubin Letrar, u zhvillua një diskutim mbi librat e autoreve të rinj të qytetit të Korçës. Ky takim u realizua në shkollën “Raqi Qirinxhi”, ku nxënësit e kësaj shkolle gjithashtu interpretuan poezi të poetëve korçarë.

Në panel ishin Gerta Bandilli, kryetare e klubit letrar Eris Rusi dhe Fatjon Kadillari, mësues dhe nxënës të gjimnazit.

Një tjetër aktivitet ishte dhe ai “Të lexojmë për më të vegjlit”, ku nxënës të shkollës “Themistokli Gërmenji” u takuan me nxënës të klasave I dhe II të shkollës “Sevasti Qiriazi” dhe lexuan për ta disa përralla të përzgjedhura.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.