BE fokus në promovimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ -Promovimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së medies do të vazhdojë të jetë në fokus të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian gjatë zbatimit të Projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medies në Shqipëri (JUFREXII) bashkëfinancuar në kuadër të fazës së dytë të Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të Projektit mblodhi në Tiranë përfaqësues kyç nga BE dhe Këshilli i Evropës si dhe nga institucionet përfituese; Shkolla e Magjistraturës, ‘Bar Association’, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Autoriteti i Mediave Audiovizive – Digjitalizimi, Këshilli Shqiptar i Medies – KSHM, Këshilli Shqiptar i Medies – KSHM, akademikë dhe ekspertë të medies.

Ata patën mundësinë të diskutojnë zhvillimet e projektit, aktivitetet kryesore gjatë 3 viteve të ardhshëm, rezultatet e pritshme për përmirësimin e lirisë së shprehjes në vend si dhe përafrimin me standardet evropiane.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.