Trafikimi i qenieve njerëzore, Policia takim ndërgjegjësues me nxënës në Dibër

TIRANË, 23 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Policia e Dibrës, Komisariati Bulqizë ka zhvilluar të  mërkurën takim me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda”, në kuadër të ndërgjegjësimit të Komunitetit për ti thënë “Stop Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.

Policia e Dibrës bënë të ditur se, gjatë takimit me nxënësit, punonjësit e Policisë u përpoqën të jepnin mesazhin e rëndësishëm të bashkëpunimit me Policinë, për të evituar këtë fenomen, që shkakton dëme të mëdha në funksionet thelbësore të jetës.

“Në shkollën “Xhevdet Doda”, në qytetin e Bulqizës, me prezencën e nxënësve, stafit drejtues të kësaj shkolle dhe punonjës të Komisariatit të Policisë Bulqizë u zhvillua aktiviteti në kuadër të ndërgjegjësimit të Komunitetit për ti thënë “Stop Trafikimit të Qenieve Njerëzore””-, njofton Policia e Dibrës.

“Punonjësit e policisë përmes të tjerash vendosën theksin se “Dëmet e paevitueshme që pësojmë nga kjo dukuri pasqyrohen në funksionet thelbësore të jetës, ndaj: Mos heshtni para skllavërisë, por raportoni, kërkoni ndihmën e Policisë, telefononi në numrin unik 112””.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.