Steiner: Europa nuk është e plotë me mungesën e vendeve të Ballkanit

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ -I ngarkuari me punë në Ambasadën e Austrisë në Tiranë, Christian Steiner ka shprehur keqardhjen e tij për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me me Bashkimin Europian.

Nga Shkodra ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri në Tiranë, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë.

“Ministri ynë kur ishte në tetor këtu ka shprehur mbështetjen për integrimin europian. Na vjen keq që vendimi është shtyrë pasi të dy vendet kanë punuar mirë. Europa nuk është e plotë me mungesën e vendeve të Ballkanit”, tha Steiner.

“Shërbimi im diplomatik për herë të parë në vendin tuaj ishte në vitet 96 – 97. Jeta atëherë nuk ka qenë e thjeshtë, sot shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. Megjithatë që në 1996 më ka impresionuar pozitivisht lidhjet në disa fusha Shqipëri – Austri. Kjo me duket e natyrshme duke pasur parasysh lidhjet historike. Jam i lumtur të shoh thellimin e këtyre marrëdhënieve kur shoh suksesin e shkollës austriake, një nga 8 institucionet arsimore tonat”, tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.