SOFT NEWS – Pheniani prish kompleksin turistik të ndërtuar nga… Seuli!

SEUL, 23 tetor /ATSH-AA/ – Lideri koreano-verior, Kim Jong-un urdhëroi sot prishen e ndërtesave të një objekti turistik të ndërtuar nga një kompani koreano-jugore në Malin Kumgang, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy shteteve janë ftohur, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA.
Gjatë një vizite në zonën turistike në Malin Kumgang Kim i cilësoi ndërtesat të rrëmujshme dhe pa karakter kombëtar.

“Ato u ndërtuan si tenda të improvizuara në një zonë të goditur nga katastrofa apo në lagje izolimi. Ato jo vetëm që janë të prapambetura, por duken edhe të lëna pas dore pasi nuk u jepet kujdesi i duhur”, tha Kim.

Kompleksi që ndodhet në zonën turistike të malit  Kumgang, pranë kufirit ndërkorean u ndërtua nga Hyundai Asan, një filial i grupit koreano-jugor Hyundai, për të tërhequr turistët koreano-jugor në zonën e malit Kumgang./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.