SHBA – Trump: Krijimi i një zone sigurie në Siri sukses i madh

UASHINGTON, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump  konfirmoi sot se një sukses i madh ishte arritur në Siri me krijimin e një zone sigurie dhe njoftoi se do të bënte një deklaratë për këtë çështje në orën 15:00 GMT nga Shtëpia e Bardhë.

“Sukses i madh në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë”, theksoi ai.

“Zona e sigurisë është krijuar! Armëpushimi është respektuar dhe luftimet kanë marrë fund”, shtoi Trump.

“Kurdët janë të sigurt dhe po punojnë me ne. Të burgosurit e Shtetit Islamik janë në vende të sigurta”, theksoi Trump në mesazhin e tij në Twitter./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.