MSHMS: 80 pacientë kanë përfituar transplant të veshkave falas

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se falë paketës së transplantit të veshkave, 80 pacientë kanë përfituar transplante falas, me financim publik në spitalet jopublike, që prej ofrimit të këtij shërbimi.

Sipas asaj që thotë Ministria, “vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2019 janë 19 pacientë që kanë përfituar transplantin falas”.

Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Këto paketa financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. /r.e/

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/videos/2097077627059146/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.