MOSKË – Rusia kërkon dyfishimin e shkëmbimeve tregtare me Afrikën

SOÇI, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Rusia kërkon të dyfishojë brenda pesë viteve shkëmbimet tregtare me Afrikën, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin duke hapur samitin e parë Rusi-Afrikë, simbol i një interesi të madh rus për kontinentin afrikan.

“Ne eksportojmë aktualisht ushqime me vlerë 25 miliardë dollarë, vlerë më e madhe se ajo e eksportit të armëve që përbën 15 miliardë dollarë. Dhe ne jemi të aftë të dyfishojmë këto shkëmbime në pesë vitet e ardhshme”, deklaroi presidenti rus gjatë seancës plenare të këtij samiti të organizuar në Soçi para disa dhjetëra presidentëve afrikanë.

“Në Afrikë, ka shumë partnerë potencialë që kanë perspektiva të mira zhvillimi me një potencial të madh rritjeje”, shtoi ai.

Ai theksoi përveç të tjerave se Rusia kishte anuluar këto vitet e fundit borxhet afrikane me vlerë prej 20 miliardë dollarë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.