Miratohet zona arkeologjike “A” në Elbasan dhe plani për mbrojtjen e administrimin e saj

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot ndër të tjera zonën arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit si edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj.

KM vendosi: “Miratimin e zonës arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit, bashkëlidhur këtij vendimi. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e zonës arkeologjike “A”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Vendimi nr. 445, datë 9.6.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonës arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit dhe miratimin e rregullores së administrimit”, shfuqizohet”, sqarohet në vendim.

Vendimi ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe bashkinë e Elbasanit për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. /z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.