LONDËR – Johnson: I tmerruar nga vdekja e 39 personave

LONDËR, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi se ishte i tmerruar nga vdekja e 39 personave të gjetur sot në një kamion që vinte nga Bullgaria në Grays, në lindje të Londrës.

“Jam i tmerruar nga incidenti tragjik në Essex (…) Shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur jetën dhe për të afërmit e tyre”, shtoi kryeministri britanik, Boris Johnson në një mesazh në Twitter.

Policia britanike njoftoi sot se shërbimet e urgjencës kishin gjetur dhe rikuperuar trupat e 39 personave nga një kontejner, që besohet të ketë mbërritur nga Bullgaria.

Policia e Essexit tha se ka hetuar një raport për një kamion me njerëz brenda në parkun industrial ”Waterglade”, afër qytetit të Grays./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.