Lezhë/ Aktivitet në 148-vjetorin e lindjes së poetit At Gjergj Fishta

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në Lezhë u përkujtua sot 148-vjetori i lindjes së poetit At Gjergj Fishta, me një aktivitet ku morën pjesë autoritete të shumta vendore e qendrore, studiues, historianë, shkrimtarë dhe qytetarë.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se “qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës janë të gatshme të investojnë në shtëpinë e Fishtës”.

“Jemi në hapat e fundit për të zgjidhur këtë mangësi shumëvjeçare për këtë emër të madh për kombin shqiptar“, tha Ndreu.

“Në 148-vjetorin e lindjes së patriarkut të letrave shqipe At.Gjergj Fishta dhe 100-vjetorit të fjalimit në Paris në 1919, bashkia Lezhë i dha sot një dimension tjetër nderimit të kësaj figure. Faleminderit pjesëmarrësve, studiuesve Tonin Çobani dhe Nevila Nika, ministrave Margariti dhe Lleshaj, Lindita Nikolli, Preç Zogaj, Sandër Cipa, të madhit Mirush Kabashi etj.”, tha Ndreu.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.