Eurodeputetja Fajon: Macron të marrë përgjegjësinë për situatën në rajon

TIRANË, 23 tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, deklaroi sot në seancën plenare të Parlamentit Europian ku po diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se të rinjtë në Ballkanin Perëndimor po humbasin shpresën. “Nuk besojnë më tek ne dhe i kuptoj”, tha ajo.

“Vitin e shkuar përpara referendumit, Maqedonisë së Veriut i thatë se duhet të besonin tek ju. I drejtohem Macron që të marrë përgjegjësinë për situatën në rajon. E merr ai përgjegjësinë e zgjedhjeve të parakohshme në MV. Për fjalët boshe mbi zgjerimin”, tha Fajon.

“Ka 10 vjet që Komisioni i ka premtuar MV që do bëhej anëtare e BE. Sot mua më vjen turp ndaj banorëve të rajonit”, theksoi Fajon.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.