Durrës/ Zjarr në një banesë pranë portit, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse të APD

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Ndërhyrja në kohë e forcave Zjarrfikëse të Autoritet Portual Durrës ka parandaluar përhapjen e flakëve në një banesë pranë Portit të Durrësit.

Sipas njoftimit të APD-së, forcat zjarrfikëse portuale, pas sinjalizimit për shfaqjen e vatrës së zjarrit në një banesë ku ndodhet godina e FSPD-së dhe Drejtorisë së Mjedisit, Sigurimit Teknik dhe Emergjencave, kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur fillimisht evakuimin e zonjës së shtëpisë dhe më pas lokalizimin/shuarjen e vatrës së zjarrit.

Mirëmenaxhimi i situatës nga Drejtuesit e Autoritetit Portual Durrës dhe ndërhyrja në kohë nga ana e PMNZSH-së ka parandaluar rëndimin e mëtejshëm të situatës. /k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.