Çështja e vëllezërve Bytyqi, Cakaj përshëndet votimin unanim të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ -Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka përshëndetur votimin unanim të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkua të Amerikës për trajtimin e çështjes së vëllezërve Bytyqi.

Sipas tij, Serbia ka dështuar vazhdimisht të ndjekë ligjërisht personat përgjegjës për krime të panumërta kundër shqiptarëve të Kosovës

“Shqipëria përshëndet votimin unanim të Dhomës së Përfaqësuesve për trajtimin e çështjes së vëllezërve Bytyqi”, është shprehur Cakaj.

“Serbia ka dështuar vazhdimisht të ndjekë ligjërisht personat përgjegjës për krime të panumërta kundër shqiptarëve të Kosovës. Drejtësia duhet të vihet në vend”, ka theksuar ai.

Cakaj gjithashtu ka falenderuar Kongresmenët Eliot Engel dhe Lee Zeldin për mbështetjen e tyre.

Për herë të parë, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëzëri miratoi një rezolutë në lidhje me vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova,  duke hapur kështu rrugën për zbardhjen e pastaj kalimin në kongresin e SHBA-së.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.