Botohet fjalori i parë në gjuhët shqip dhe anglisht të terminologjisë bazë të Kimisë

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Akademia e Shkencave prezantoi fjalorin e parë Shqip-Anglisht dhe Anglisht-Shqip të terminologjisë bazë të Kimisë. I ndarë në dy pjesë, gjuha e parë e këtij fjalori është ajo shqipe, kurse si bazë referimi për saktësimin e kuptimit të termave është anglishtja.

Fjalori ka 7000 terma njëfjalësh e togfjalësh, të bazuar në fjalorin e parë të Frank Bardhit dhe deri te botimet më të fundit. Fjalori ka dy funksione: është normativ duke synuar të vendosë norma mbi këtë fushë dhe është i pari në gjuhën angleze.

Në fjalor një rëndësi e veçantë i është kushtuar mënjanimit të huazimeve të panevojshme duke i shqipëruar ato. /a.sh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.