Takim me artistin dhe historianin e artit Ph. D. Oltsen Gripshi

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ – Artisti dhe historiani i artit Ph. D. Oltsen Gripshi do të jetë intelektuali i radhës në takimin si pjesë e kalendarit Tetori i Librit organizuar nga Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dhe Muzeu Arkeologjik Durrës. Autori do të flasë rreth librit të tij “Emilio Salgari e i suoi romanzi illustrati da Alberto Della Valle” të botuar në Itali.

“Një kërkim shkencor, i cili na njeh me dy tregimet e shkrimtarit italian kushtuar Shqipërisë, etnografisë dhe antropologjisë së saj, por dhe jo vetëm, sepse z. Gripshi do të na njohë edhe me krijimtarinë e tij të suksesshme artistike në artin bashkëkohor të shfaqur tashmë brenda dhe jasht vendit. Ndaj ju ftojmë dhe urojmë të jeni të shumtë në këtë bashkëbisedim vjeshtor me autorin durrsak,” shprehet Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës.

Takimi do të zhvillohet ditën e mërkurë, në orën 18.00, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. /a.sh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.