Ndërtimi i rrugës Vllahinë-Karbunarë-Poçem/ Deputeti Sinaj: Frymëmarrje për zonën e Lumit të Vlorës

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Ndërtimi i rrugës Vllahinë-Karbunarë-Poçem në Vlorë ishte në qendër të një takimi të zhvilluar sot mes deputetit të qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj dhe drejtorit të Infrastrukturës të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Arben Skënderi.

Gjatë takimit Sinaj dhe Skënderi diskutuan mbi realizimin e projekteve që bashkia Selenicë ka dorëzuar tek ky institucion.

“Skënderi, ditën e sotme do të dërgoj një grup pune, për të bërë studimin e këtij segmenti, si dhe të segmentit që lidh fshatrat Karbunarë, Rromës e Resulaj me Selenicën”, tha Sinaj.

Deputeti Sinaj u shpreh se “shpresoj që ky të jetë një fillim i mbarë, për të bërë realitet këtë vepër, e cila do t’i jap një frymëmarrje zonës së Lumit të Vlorës”.

Kjo rrugë, tha Sinaj, do të mundësojë një dalje më të shkurtër në Tepelenë, Gjirokastër e më tej shtetin fqinj, Greqinë”. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.