Kosovë/Parashikimi i motit, 22 tetor

PRISHTINE, 22 tetor /ATSH/ -Situata meteorologjike vazhdon të mbetet e stabilizuar në Kosovë. Kjo për shkak të masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 23-26°C.  Era do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.