KANADA – Liberalët pritet të jenë forca më e madhe në parlament

NJU JORK, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Liberalët e kryeministrit kanadez në pushtet, Justin Trudeau duket se janë të vendosur për të qenë forca më e madhe në parlamentin e Kanadasë, sipas parashikimeve të Korporatës Kanadeze të Transmetimit, CBC.

Sipas parashikimeve të transmetuesit, liberalët do të udhëheqin një qeveri të pakicës.

Liberalët po udhëheqin me kandidatët e zgjedhur, ku kryesojnë në 145 nga 338 vendet në Dhomën e Deputetëve.

Pragu i shumicës parlamentare është 170 vende.

Në zgjedhjet e mëparshme partia e Trudeau kishte fituar 184 deputetë.

”Deri tani, liberalët janë në kuotën e 118 vendeve”, sipas parashikimeve të CBC./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.