Grupi social-demokrat në PE: Hapje të negociatave për Shqipërinë, i është përgjigjur reformave të kërkuara nga BE

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kryetarja e grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian (S&D), Iratxe Garcia Perez deklaroi sot se, “BE humbet besueshmërinë kur kërkon reforma nga fqinjët dhe i lë ata të presin te dera pasi ata i janë përgjigjur”.

Duke folur në mbledhjen e sotme të Parlamentit Europian ku po diskutohet mbi zhvillimet e mbledhje së Këshillit Europian të 17 dhe 18 tetorit, Iratxe Garcia Perez u shpreh se grupi që ajo drejton vazhdon të mbështesë fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“BE humbet besueshmërinë kur kërkon reforma nga fqinjët dhe i lë ata të presin pasi ata i janë përgjigjur. Ne vazhdojmë të mbështesim fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Iratxe Garcia Perez.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.