Gjirokastër/ Policia, orë edukative me fëmijët e kopshtit nr 7 “Buzëqeshja”

TIRANË, 22 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Në kuadër të punës për të afruar komunitetin me policinë, Policia e Gjirokastrës, të martën në mëngjes, organizoi një orë edukative në kopshtin nr 7 “Buzëqeshja”.

Sipas njoftimit të kësaj policie, ora edukative kishte në qendër të vëmendjes rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Gjirokastrës informoi vogëlushët se është shumë e rëndësishme të mësohet parandalimi i aksidenteve rrugore, duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Po ashtu, punonjësit e Policisë së Gjirokastrës u kujdesën ti mësonin të vegjëlve se parandalimi i aksidenteve vjen edhe përmes denoncimit në numrat: 129, 126 dhe 112. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.