FRANCË – Kina: Presim marrëveshje investimesh me BE-në

PARIS, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Bisedimet midis Kinës dhe Bashkimit Europian që synojnë sigurimin e një marrëveshjeje të planifikuar për një kohë të gjatë, po shkojnë mirë, deklaroi dje, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Sipas Ministrisë së Jashtme franceze, Wang u takua me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian për një vizitë pune.

Në një samit me kryetarët e BE-së në pranverë, Kina deklaroi se kishte pamje të qartë për çështjet e tregtisë.

Sipas programit të asaj kohe, një marrëveshje investimi duhej të mbyllej deri në fund të vitit 2020.

Nga pikëpamja ekonomike europiane, një marrëveshje e tillë do të garantonte mbrojtjen e investimeve dhe përmirësimin e aksesit në treg.

Wang deklaroi se Pekini ishte i interesuar për fillimin e bisedimeve që synojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Presidenti amerikan Donald Trump, nisi një luftë tregtare me Kinën para më shumë se një viti.

Që atëherë, të dy ekonomitë janë përfshirë në sanksione që kanë dëmtuar ekonominë globale./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.