BRUKSEL – Tusk: Brexit? Jemi të gatshëm për çdo skenar

BRUKSEL, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Për çështjen Brexit situata është mjaft komplekse, pas ngjarjeve të fundjavës së kaluar jam këshilluar me krerët e shteteve dhe do të vendos në ditët në vijim”, deklaroi  Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk gjatë punimeve të parlamentit Europian.

“Gjithçka varet nga ajo që parlamenti britanik do të vendosë”, shtoi ai.

“Jemi të gatshëm për çdo skenar, por një gjë duhet të jetë e qartë: kurrë nuk do të jetë vendimi ynë që Britania e Madhe të tërhiqet pa marrëveshje”, deklaroi Tusk./  /o.s/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.