TIRANË, 21 tetor /ATSH/ – Kur është bërë fiks një muaj nga tërmeti i 21 shtatorit, me 5.8 ballë të shkallës Rihter, në vendin tonë janë rikthyer lëkundje e tokës.
Në mbrëmjen e të dielës dhe mëngjesin e të hënës, janë shënuar dy lëkundje sizmike në vendin tonë sipas Institutit të Gjeoshkencës.
Lëkundja e parë është regjistruar në orën 21:00 me magnitudë 3.1 ballë në Ostren, 24 km në Veri të Librazhdit ndërsa lëkundja e dytë është shënuar rreth 14 kilometra, po në veri të Librazhdit me magnitudë 2.4 ballë.
Të dyja tërmetet ishin të lehta dhe pothuajse nuk janë ndjerë nga qytetarët, të cilët vetëm një muaj më parë u përfshinë nga paniku për shkak të tërmetit i cli shkaktoi dëme të shumta materiale.
